Përmes profilit të tij në Facebook, Thaçi ka treguar se në këtë takim është biseduar edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne.
“Me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në takimin e udhëhequr nga Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, biseduam për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë”.
“Ne biseduam edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne”.
“Gjatë ditës do të jem pjesëmarrës në sesionet e tjera të forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme. ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...
Kurti njofton për një tjetër prurje në VV, pjesë e listës pë...
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...