Tri ditë më parë kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në Shkup se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po e përsërit qëndrimin e tij për bashkimin e Luginës me Kosovën.
Në anën tjetër, edhe Serbia vazhdon të ketë pretendime mbi veriun e vendit
Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, se në Ballkan nuk mund të ketë ndryshim të kufijve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon të theksojë se do të punojë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, shkruan sot Zëri.
Edhe pse një gjë e tillë nuk është e sigurt nëse do të arrihet, kreu i shtetit është zotuar edhe gjatë ditës së djeshme se nuk do të heqë dorë deri në fund mbi këtë kërkesë të shqiptarëve të Luginës, shkruan më tutje “Zëri”.
Megjithëkëtë, monitoruesit e procesit të dialogut me Serbinë vlerësojnë se deklarimet e tilla të kryetarit të Kosovës po bëhen vetëm për konsum, pasi është absurditet të mendohet që Kosova mund t’i marrë tri komuna të Serbisë (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc), pa i dhënë asgjë në këmbim asaj.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se kreu i shtetit është duke luajtur një lojë të rrezikshme me këtë proces, andaj Thaçi duhet të pengohet sa më parë në këtë drejtim.
Deputetët e opozitës me këtë rast kanë paralajmëruar edhe organizimin e protestave në ditët në vijim për ta penguar presidentin në rrugëtimin që ka nisur.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fillon përgatitj...
Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbroj...
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...
Interi humb mbi 65 milionë euro pas eliminimit të hershëm ng...
Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë m...