Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në diskutimin me deputetët kanadezë në Komitetin për Punë të Jashtme, shkruan arbresh.info
Ai para deputetëve kanadezë ka vënë theks në marrëdhëniet e mira fqinjësore të Kosovës, dialog dhe stabilitetin në rajon.
“Jemi duke punuar për fqinjësi të mirë dhe pajtim ndërmjet dy shteteve dhe ne promovojmë dialogun në rajon, ku kemi marrëdhënie të mira me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, është shprehur ai.
Presidenti ka thënë se Kosova ka përparuar në secilën fushë, përfshirë atë ekonomike dhe se e ardhmja e saj është në BE dhe NATO, duke qenë shembull i promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon./arbresh.info/
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici