Në ditën kur janë bërë 71 vite që kur ka hyrë në fuqi Traktati i Atlantikut Verior, baza legale e themelimit të NATO-s, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka falënderuar këtë aleancë për ndihmën e dhënë Kosovës në vitin 1999.
Presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë i ka dhënë fund dhunës sistematike ndaj popullit të Kosovës nga ana e regjimit të Milloshevicit.
Tutje Thaçi ka thënë se arritja e një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një hap i nevojshëm që përshpejton agjendën .
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
71 vjet me parë ka hyrë në fuqi Traktati i Atlantikut Verior, baza legale e themelimit të NATO-s. Që nga ajo periudhë, NATO-ja ka shërbyer për ruajtjen e paqes, demokracisë dhe sigurisë së botës perëndimore e demokratike.
Roli i NATO-s dhe domethënia e saj për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe dinjitetit njerëzor është i njohur më mirë se kudo tjetër te populli i Kosovës.
Falë bashkëpunimit dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999, i është dhënë fund dhunës sistematike ndaj popullit shqiptar nga ana e regjimit të Millosheviçit.
Jemi mirënjohës ndaj vendeve anëtare të NATO-s, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin dhe kontributin e tyre historik për lirinë dhe rrethanat e reja që kanë krijuar për popullin tonë.
Aspirata jonë e përhershme drejt NATO-s vazhdon të na drejtojë edhe sot dhe jemi duke u angazhuar maksimalisht që, sa më parë, Republika e Kosovës të bëhet pjesë e saj.
Arritja e një marrëveshjeje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një hap i nevojshëm që përshpejton agjendën tonë integruese në NATO dhe OKB.
Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike, për paqe dhe fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3627591223977877
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...