Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin, homologun e tij rus.
“Një takim me Putinin do ta mirëprisja. Kosova nuk ka pasur asgjë të keqe me Rusinë”, ka thënë Thaçi në Opinion.
“Nëse ndodhin takime të liderëve botëror me Putnin, atëherë pse mos të ndodh një takim ndërmjet Putnit dhe Presidentit të Kosovës”, kështu ka thënë Thaçi një ditë para takimit në Bruksel me Presidentin serb Aleksandër Vuqiç.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është shumë me rëndësi që të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Jemi në një konflikt të ngrirë, një status-quo që për mua është regres. Dhe në duhet të lëvizim drejt progresit. Është një çështje e ndjeshme. Jam shumë pak optimist për marrëveshje por shoh një dritë në fund të tunelit”, ka thënë Thaçi, në Opinion.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...