Valdete Daka është emëruar edhe për shtat vjet kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas një komunikatë për media të lëshuar nga presidenca, thuhet se “Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në mbështetje të nenit 84 (pika 26) dhe nenit 139 (paragrafi 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 61 (paragrafët 1 dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), si dhe nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009)”.
Ndërkohë, gjatë betimit të sajë, Daka citohet të ketë thënë, “Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”.
Presidenti Thaçi i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...