Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili i ka dorëzuar presidentit raportin vjetor të punës së BQK-së për vitin 2017.
Presidenti Thaçi e ka përgëzuar guvernatorin Mehmeti dhe gjithë stafin e BQK-së për punën që janë duke e bërë në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se Banka Qendrore duhet të vazhdojë punën e saj, bazuar në parimet e ekonomisë së tregut të hapur dhe konkurrencës së lirë.
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...