Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka reaguar pas skandalit në Gjykatën Themelore në Pejë, ku një person i akuzuar për dhunimin e një të miture është dënuar me tetë muaj burgim.
Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, Peci ka kërkuar nga kreu i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore si kryetar për të adresuar përgjegjësinë disiplinore lidhur me këtë rast, shkruan arbresh.info.
“Kryetari i Gjykatës Supreme kërkon nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës të adresojë përgjegjësinë disiplinore lidhur me aktgjykimin PKR.nr.141/15. Lidhur me rastin e publikuar nëpër portalet e ndryshme të lajmeve për dënimin e të akuzuarit për veprën penale Dhunimi, e që pretendohet se ka pas shkelje ligjore, Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, bazuar në kompetencat që ia jep Ligji Nr. 06/L-057 Për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës, Armend Berisha që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore si kryetar për të adresuar përgjegjësinë disiplinore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kryetari i Gjykatës Supreme zotohet se çdo rast i dyshimtë, pa përjashtim, nga bartësit e funksioneve gjyqësore, do te trajtohet ne mënyre efikase dhe te drejtë.
Ndryshe, lidhur me këtë rast, të martën ka reaguar edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi dhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...