Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se shpreson që brenda 400 dite të përfundojë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
“Kanë filluar punët me seriozitetin më të madh. Ka qenë një vonesë ndoshta edhe e panevojshme… Besoj që për 400 ditë do ta kemi ndërtimin e vrazhdë, skeletin e ndërtesës”, tha ai.
Tërnava këto komente i bëri pasi u pyet nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame për rastin e festës së Kurban Bajramit.
Davenport ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën teksa thotë se mezi pret të shoh ndërtimin e xhamisë së re, njofton Klankosova.tv.
“Do të ishte mirë ta shoh ndërtimin e xhamisë dhe shpresoj të kryhet shumë shpejt. Ma merr mendja që zotëri Përparim Rama do të vijë për vizitë sot. Shpresoj që së shpejti të iu takoj përsëri. Iu falënderoj për promovimin e tolerancës në gjithë Kosovën”, tha ai.
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur