Tërmet në Maqedoninë e Veriut

09:31 | 11 Janar 2022

Në ora 07:33 janë regjistruar dridhje tërmeti, përsëri me epiqendër në Greqi, dridhjet më së shumti janë dëgjuar në Manastir dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti ishte me fuqi prej 3.0 ballëve sipas shkallës Rihter me thellësi prej 2 km.

Ndryshe, të dielën në mbrëmje u regjistrua tërmet me fuqi prej 5.8 shkallëve, me epiqendër në Greqi, i cili u ndje edhe në Shqipëri dhe Kosovë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara