Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka noftuar se sot rreth mesditës i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.
Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen.
I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit.
H. SH , është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla./arbresh.info/
“Do të ishte e jashtëzakonshme” – Fernandes dëshiron ta kuro...
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...