Tentoi t’i shmangej policisë, i dyshuari shkakton aksident në Vranjevc

13:15 | 10 Tetor 2025
Q L

Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) ndërsa ndodhej në një veturë.

Sipas komunikatës së Zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohet, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve. Njëri nga policët, në përpjekje për ta ndaluar, ka përdorur edhe armën zyrtare.

Gjatë arratisjes, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku, ku ka pasur të lënduar dhe dëme materiale.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa institucionet kompetente janë njoftuar dhe po veprojnë sipas procedurave./Arbresh.info

Lexo edhe:

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Vranjevc