Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar pasi kishte refuzuar urdhëratë e policisë për ndalesë.
Në njoftim thuhet se pas përfundimit të forcës së nevojshme për arrestim, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 33 paketa cigare X 50 shtega, të markave të ndryshme, përfshirë Trokadero, Rothmans, Ivy dhe King, përcjell Arbresh.info
“Më 03.03.2025, rreth orës 19:20, patrulla kufitare e Policisë së Kosovës (SPMK Radavc) ka ndaluar automjetin Landrover me targa vendore, i drejtuar nga i dyshuari me iniciale (L.D.), i cili nuk kishte respektuar shenjat për ndalës dhe kishte refuzuar urdhrat e policisë. Pas përdorimit të forcës së nevojshme për arrestim, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 33 paketa cigare X 50 shtega, të markave të ndryshme, përfshirë Trokadero, Rothmans, Ivy dhe King”, thuhet në njoftim.
Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar për procedura të mëtejme, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë pas konsultimit me prokurorinë./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...