Një person ka raportuar në Polici se të martën rreth orës 20:00 është shtënë me armë në drejtim të tij, derisa ai ishte në veturë në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”. /arbresh.info/
Raporti rajonal: Kosova vendi më i sigurt për të jetuar në B...
Cristiano Ronaldo bëhet aksionar i Almerias, blen 25% të klu...
Komandanti i KFOR-it priti në takim emisarin hungarez, disku...
Parakalim motoristik e paragllajdim për Epopenë e UÇK-së
Tre të lënduar në aksident trafiku në Banjë të Istogut
Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në...