Rreth orëve të para të mëngjesit, disa persona kanë tentuar të vjedhin disa kafshë (lopë) në një stallë në Majac të Podujevës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, kur pronari i bagëtive kishte dal në oborr të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe janë larguar në drejtim të panjohur, raporton Policia e Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjatur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
“Majac, Podujevë / 13.04.2024 – 02:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr, kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari