Një punëtor i një pompe të derivateve në Obiliq ka raportuar në polici se dy persona të panjohur nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë tentuar të kryejnë grabitje.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë thyer xhamin e kabinës por nuk kanë arritur të marrin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Obiliq/31.05.2025-02:05. Viktima mashkull/k, punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë tentuar të kryejnë grabitje duke thyer xhamin e kabinës, por nuk kanë arrit të marrin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...