Shoqëria civile ka dalë këtë të martë (27 dhjetor) në protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Me thirrjet “Shqipëri-Kosovë”, “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, qytetarët kanë deklaruar se prej 18 ditësh jeta normale e qytetarëve në Kosovë është paralizuar, ndërsa po jetojnë me ethet e luftës. Po ashtu, qytetarët u kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Kosovë-Serbi.
“Prej shumë kohësh është paralizuar jeta normale e qytetarëve në veri të Kosovës. Qytetarët po jetojnë nën ethet e luftës. BE dhe SHBA të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Serbi-Kosovë.
Serbia ka ushtruar gjenocid. Ne jemi këtu të bashkuar, të mos lejojmë që Serbia të bëjë ligjin akoma mbi trojet shqiptare”, deklaruan ata. /rtk
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë