Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër

06:58 | 9 Qershor 2026
E.G

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por pa kushte për reshje domethënëse.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verilindor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Shpërndaje në rrjete sociale