Ndërmjetësuesi i dialogut politik pozitë-opozitë, Naim Rashiti, ka bërë të ditur gjatë një interviste për “Zërin” se në asnjë takim palët s’kanë arritur të pajtohen për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Naim Rashiti, ndërmjetësuesi i dialogut politik mes pozitës dhe opozitës kosovare, thotë se heqja e vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian brenda këtij viti është i mundur po qe se plotësohet kushti i demarkacionit me Malin e Zi.
Rashiti gjatë një interviste tregon përshtypjet e tij për takimet e ndërmjetësuara mes dy palëve, duke pranuar se demarkacionin me Malin e Zi ka qenë tema më e vështirë për të cilën nuk ka qenë i mundur kompromisi, pavarësisht insistimeve të bëra.
Në anën tjetër, një prej temave që ka gjetur përkrahjen e palëve, siç thotë ai, ka qenë dialogu në Bruksel për të cilin pozita dhe opozita janë pajtuar t’ia ndërrojnë formatin.
Ndryshe, Rashiti e vlerëson se dialogu politik ka nxjerrë mësime mes palëve pjesëmarrëse. Ai cek se mes partive ende ka dallime të mëdha, por dëshira për t’u takuar bashkërisht ekziston.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...