Policia e Kosovës ka gjobitur një 34 vjeçar, pasi me autobus ka bërë tejkalimin në vijë të plotë të një veture në Ferizaj.
Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Policët e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar shoferin e autobusit V.M (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili me autobus ka bërë tejkalimin në vijë të plotë të një veture. Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, njofton policia, shkruan Arbresh.info
Kjo informatë është dërguar nga një qytetar me fotografi.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë.
Ndërsa falënderojmë qytetarët që po bashkëpunojnë me ne dhe inkurajojmë të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...