Katër persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për vepër penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas raportit të policisë për rajonin e Pejës, ky incident ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Adem Jashari”.
Nga këto të shitna nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Ende nuk dihen motivet e këtj incidenti por ajo që dihet është që ka ndodhur në mes të dy grupeve, kur një veturë “VË” ka qenë duke kaluar nëpër këtë rrugë dhe kanë filluar të shtënat nga të dy palët.
Prej këtij rasti janë dëmtuar vitrinat e disa dyqaneve dhe dy vetura që kanë qenë të parkuara para lokaleve.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe njësiti rajonal i hetimeve, krim teknika e DRP Pejë si dhe prokurorja e shteti e cila ka udhëhqeur procesin e këqyrjes së dy vendngjarjeve ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit.
Policia i ka sekuestruar trei armë të tipit revole me municion të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, për të cilat dyshohet se janë përdorurë në këtë rast.
Hetuesit rajonal janë duke intervistuar të dyshuarit dhe rasti do të vazhdojë me koordinim me prokurorin e çështjes për të zbardhur të të gjitha rrethanat për arsyen që i ka shtyer këto grupe që të ndërmarrin një veprim të tillë.
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...