Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ndue Përleshi”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike mes tre personave, njëri prej të cilëve është plagosur nga arma e zjarrit.
Personat e lënduar: D.K 20 vjeç, i plagosur nga arma e zjarrit në këmbë dhe S.M 41 vjeç, shtetas i lënduar në kokë me shufër të hekurt të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që i lënduari i tretë: D.K 20 vjeç, ka lëndime të lehta fizike është shoqëruar në stacion policor.
Afër vendit të ngjarjes kanë qenë tre zyrtarë policor, të cilët pasi kanë dëgjuar të shtënat, kanë reaguar shumë shpejt dhe në vend të ngjarjes dhe kanë arrit të ndalojnë përleshjen duke neutralizuar personat e përfshirë në rast./Arbresh.info
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...