Në orët e para të mëngjesit, një person ka mbetur i plagosur si pasoj e të shtënave më armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, ajo ka treguar se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka shtuar ajo./Arbresh.info
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit