Tetë persona të mitur janë arrestuar në Malishevë, pasi ishin përfshirë në përleshje fizike.
Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, dyshohet se është përdorur edhe një armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz.
“Malishevë 14.11.2024 – 14:05. Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitur
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani