Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar për dy raste të ndara të përdorimit dhe posedimit paautrizim të armëve të zjarrit.
Në rastin e parë rreth orës 14:30 policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri, përcjell Arbresh.info
Njësitë policore dhe hetimore kanë dalë në vendngjarje ku, pranë shtëpisë së të dyshuarit M.Q, 40 vjeç, janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz.
Në rasti i dytë, rreth orës 16:35, në rrugën “Musli Çeliku” – Ferizaj, është raportuar për të shtëna me armë.
I dyshuari A.B, 21 vjeç është identifikuar në vendngjarje dhe ka deklaruar se arma ishte e tij dhe se kishte shtënë gjatë një feste familjare.
Me vendim të prokurorit të shtetit, janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Gjuajtje me armë” dhe janë sekuestruar armët.
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia apelon që të festohet pa armë zjarri në rastet festive dhe të respektohet ligji./Arbresh.info


Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...