Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë vonë se në fshatin Kobaj janë dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit.
Policia dhe njësitet patrulluese kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimeve është kuptuar se në një shtëpi kishte pasur aheng familjar me ç’ rast janë përdorë edhe armë.
Policia fillimisht kishte gjetur gëzhoja e më pas në bisedë e sipër me të dyshuarin e rastit, i njëjti ka pranuar që t’i dorëzojë dy armë.
Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt./Klan Kosova/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...