Komuna Skenderajt dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica i njoftojnë qytetarët e Skenderajt se ditën e premte më datë 30 qërshor 2017, nga ora 08:00 deri në 20:00 do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në të gjitha lagjet e Skenderajt, si dhe në fshatrat që furnizohen me ujë të pishëm nga gypi kryesor furnizues që vie nga Mitrovica.
Kjo ndërprerje e planifikuar do të bëhet pasi Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica do të bëjë ndërrimin e pompës kryesore të furnizimit me ujë në Shipol.
Në të njejtën kohë do të bëhet edhe ndërrimi i gypit kryesor furnizues me gjatësi 500 metra në rrugën “Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.
Informohen qytetarët se ndërhyrjet që do të bëhën më këtë rast në rrejtin kryesor furnnizues dhe në stacionin e pompimit në Shipol, do të përmirësojnë shumë furnizimin me ujë në lagjet e Skenderajt.
Komuna e Skenderajt dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët e Skenderajt që në periudhën kohore të përmendur në kwtw njoftim do të mbesin pa ujë të pijëshëm.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë