Të premten protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

17:18 | 28 Tetor 2021

Ju informojmë se nesër, e premtë, 29 tetor 2021 në ora 11:00 mbahet protestë nga punëtorët e Lotarisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë dhe kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës, transmeton arbresh.info.

Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj.

Protestat do te vazhdojne deri ne miratimin e ligjit per Lotarine e Kosoves.  /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara