PDK-ja nuk është e sigurt nëse Kadri Veseli do t’i marrë votat e nevojshme për kryeparlamentar. Disa ditë para seancës së 3 gushtit ata thonë se kryetari i partisë është kandidati i tyre i preferuar për kryetar të Kuvendit.
Në ditën e parë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së gjashtë për koalicionin PAN është verifikuar edhe një tjetër problem.
Para se të shkohet te formimi i Qeverisë, më 3 gusht, koalicioni fitues i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit do të sfidohet edhe në konstituimin e Kuvendit nëse i nominuari i tyre do të jetë Kadri Veseli.
“Heshtazi” përfaqësuesit e këtij koalicioni e kanë lënë të kuptohet se lideri i PDK-së do të jetë dhe i takon nominimi për kryeparlamentar megjithëse zyrtarisht ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Por këtë fakt nuk e kanë mirëpritur deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA, shkruan tutuje “Zëri”.
Ata kanë thënë prerazi se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Sipas tyre, PAN-i duhet ta gjejë një kandidat tjetër në mënyrë që të hapet rruga drejt bërjes së Qeverisë nga po këto dy blloqe, LVV-ja e LAA-ja.
Se do të kenë vështirësi për ta zgjedhur Veselin kryeparlamentar vlerësojnë edhe analistët politikë.
Sipas tyre, dëshmi që nuk i kanë votat është edhe zvarritja e seancës deri më tash../arbresh.info/
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...