Të hënën seancë e jashtëzakonshme, diskutim për shtrenjtimin e energjisë elektrike

18:21 | 21 Janar 2022

Kuvendi i Kosovës do të mbajt të hënën e 24 janarit një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kështu është bërë e ditur përmes komunikatës për medie nga Kuvendi i Kosovës.

Seanca pritet të mbahet duke filluar nga ora 12:00.

Po të njëjtën ditë, Kuvendi nga ora 11:00 do të mbajë edhe një seancë të rregullt.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:
Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.
Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.​

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara