Të hënën në Pejë do të organizohet protestë kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës, shkruan arbresh.info.
Protestë do të filloj në orën 12:00 në qendër të qytetit të Pejës.
Në njoftimin e mbajtjes së protestës thuhet se banoret e zonës e shohin si kufizim të zhvillimit të kësaj zone.
“Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civile kanë organizuar këtë protestë në shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve tona në ndërtimin e laurës (rampës) në Grykën e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet kjo laurë, që banoret e zonës e shohin si kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve të Kosovës në këtë zonë turistike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin./Arbresh.info/

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...