Të hënën 38 aksidente trafiku, një prej tyre ishte me fatalitet

09:08 | 29 Shtator 2020

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, njëri prej tyre ishte me fatalitet, 6 tjerë me persona të lënduar kurse 31 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës bën të ditur se ka shqiptuar 1 mijë e 216 tiketa trafiku, ku 482 gjoba janë shqiptuar për qytetarët që nuk respektuan masat ndaj parandalimit të përhapjes COVID-19, shkruan Arbresh.info.

Më tej, Policia njofton se ditën e hënë ka arrestuar 28 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 4 në vuajtje të dënimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara