Të enjten e ardhshme do të takohen në Bruksel grupi punues i Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për targat.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit.
Bislimi theksoi se takimi tjetër do të mbahet më 20 prill, derisa më 21 prill duhet të dilet me një qëndrim se a është arritur marrëveshja apo jo.
“Shpresojmë që do të jetë qasje konstruktive e dy palëve që do të çonte deri te një zgjidhje dhe takimi tjetër mbahet më 20 prill. Më 21 prill duhet të dalë raporti final nëse kemi zgjidhje ose jo. Pala jonë po negocion në mirëbesim me idenë që të arrijë një zgjidhje finale që avancon situatën e tanishme në një zgjidhje permanente dhe sipas standardeve të BE-së – dy kritere bazë që orientohet grupi jonë”, shtoi ai./arbresh.info/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...