Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim zv.ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi me të cilin diskutuan diskutuam për zgjidhjen e problemeve te trashëguara në sektorin e transportit publik.
Rama bëri të ditur se gjatë takimit janë dakorduar për të krijuar një grup të përbashkët punues, me qëllim ristrukturimin dhe optimizimin e sistemit të transportit publik.
“Ky grup punues është i përbërë nga përfaqësues të MMPHI, komunës së Prishtinës, komunës së Podujevës dhe përfaqësues të shoqatës së transportit, puna e përbashkët e të cilëve ka filluar menjëherë sot! Ky angazhim i përbashkët do të hapë rrugën për një transformim të vërtetë, duke siguruar që transporti publik të jetë një motor i zhvillimit urban dhe një aktor kyç në përmisimin e trafikut dhe shkarkimin e komunikacionit të qendrës së Kryeqytetit!”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...