Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ka nisur takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Takimi dypalësh po mbahet në vilën “Biljana”, ndërsa më pas Borell dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, e ku pas dy takimeve, do të zhvillohet edhe takimi trepalësh, Kurti – Vuçiq – Borrell.
Takimi pritet të fillojë rreth orës 12:45, një ndryshim agjende nga ajo që ishte paralajmëruar më parë nga Bashkimi Evropian.
Në lidhje me këtë takim, kryeministri Kurti ka thënë sot para mediave se sot do të diskutohet plani i zbatimit, i cili ende nuk ka tekst të përfunduar, rrjedhimisht, s’mund të ketë marrëveshje./arbresh.info
Siguria e lartë për Granit Xhakën në Serbi, gazetari serb: A...
Bislimi për vizat: Nga një janari qytetarët e Kosovës lëvizi...
Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, vdes shoferi
Rama: Ashtu si Britania nuk është vetëm “Mr. Bean”, edhe ne ...
Xhaferi: Gjatë Ramazanit të jemi solidar, të mëshirshëm, plo...
Shqipëria U19 triumfon ndaj Maltës