Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Me anë të një postim i në X, Kurti ka thënë se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës SHBA-së për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.
“Takova ndihmës sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, O’Brien dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes bazë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin qendror dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
I met w/ Asst. Sec. Jim O’Brien @StateEUR & Amb. Hovenier @USAmbKosovo yesterday. We discussed the importance of respecting and fully implementing the Basic Agrmt. We will always be grateful to the ?? for its central role & support for ?? in our path to Euro-Atlantic integration. pic.twitter.com/A8dLp5Eumy
— Albin Kurti (@albinkurti) April 25, 2024
“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi stop kriz...
“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Pal...
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik