Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se Zahir Pajaziti dhe të rënët tjerë do të jenë udhërrëfyes për ushtarët e rinj të Ushtrisë së Kosovës.
Këto komente Tahiri i ka bërë kur ka vizituar varrin e Zahir Pajazitit dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën për liri.
“Së bashku me drejtuesit e Degës së AAK-së në Podujevë, ishim në fshatin Turuqicë për të nderuar veprën e prirësit dhe komandatit të parë të rënë të UÇK-së Zahir Pajaziti. Në këtë frymëzim, nderuam edhe eprorët dhe ushtarët që prehën në varrezat e dëshmorëve në Penuhë. Amaneti i Zahirit dhe bashkëlufatarëve për të parë gaditun në rresht ushtarët e atdheut u bë realitet”, ka shkruar Tahiri, në facebook.
“Komandant Zahiri, eprorët, ushtarët, të rënët për liri dhe gjaku i tyre do të jenë udhërrëfyes për ushtarët dhe frymëzim për paqen”, ka shtuar ai.

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”