Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me të cilin kanë diskutuar për Pakon e Ligjeve Kundër Korrupsionit.
Tahiri ka kërkuar bashkëpunim me gjithë akterët vendor, në tejkalimin e barrierave ditore, në mënyrë që të përmirësohen politikat publike që mundësojnë efikasitet më të madh në sundimin e ligjit.
“Është shumë me rëndësi që projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale dhe ai për Mbrojtjen e Sinjalizuesve të miratohen nga Kuvendi sa më parë që është e mundur. Vetëm përmes konfiskimit të pasurisë së fituar nga aktiviteti kriminal, ne si shoqëri do arrijmë të ndërtojmë një Kosovë në të cilën krimi i organizuar, korrupsioni dhe abuzimi nuk do të gjejnë vend” ka thënë ministri Tahiri.
Sipas ministrit Tahiri, deputetët, liderët institucional dhe ata partiak, duhet të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve për konstruktivitet në çështjet jetike që ndikojnë në vetë sundimin e ligjit.
“Dinamika e zhvillimit institucional dhe shtetëror është shumë e rëndësishme në këtë kohë kur qytetarët tanë presin konstruktivitet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, liderët institucional dhe ata partiak, në çështjet jetike që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Çdo vonesë në miratimin e ligjeve, është amnisti për krimin dhe përfitimin e paligjshëm, këtë situatë nuk duhet ta lejojmë dhe kjo është përgjegjësi e të gjithë neve”, ka thënë Tahiri./Lajmi.net/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...