Ish-Shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Veriu dhe Lugina e Preshevës s’mund të shkëmbehen. Ka argumentuar se këto dy pjesë janë toka shqiptare.
“Edhe veriu i Kosoves edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare, nuk mund te shkëmbehen”, ka shkruar Tahiri, në facebook.
Ajo ka parashikuar se bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë vetëm nëse Kosova dhe Serbia bëhen shtete të forta me ekonomi të zhvilluar e sundim të ligjit.
“Shqiptaret behen krejt me nje shtet, kur forcojme ekonomine dhe sundimin e ligjit, dhe jo duke dhene toka shqiptare”, ka shtuar ajo.
Reagimet e Tahirit vijnë në kohën kur Presidenti Hashim Thaçi ka nisur idenë e ndryshimit dhe korrigjimit të kufijve. Shumëkush këtë ide po e sheh si pikënisje për shkëmbim territoresh.
Për shkak të kësaj ideje, një parti opozitare, Vetëvendosje, ka paralajmëruar protesta më 29 shtator, me sloganin se një njeri s’duhet t’i nënshtrohemi.
Korrigjimin e kufijve e kanë përkrahur deri më tash administrata e Presidentit Trump dhe disa vende tjera. Por, krejtësisht kundër kanë dalë Gjermania dhe Britania e Madhe./arbresh.info/
Policia parandalon transportin ilegal të drunjve në Podujevë
Rama: Sporti në shkolla, energji dhe garë për të rinjtë në m...
Barcelona monitoron nga afër Fisnik Asllanin
Izraeli bombardon Teheranin dhe Bejrutin, Irani sulme me rak...
Policia sekuestron dy armë në Vushtrri
Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja, Senati mbështet Don...