Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës Albi Kurti ka hapur konflikt mes Kosovës dhe vendeve që kanë qenë mbështetjen e vendit tonë.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Tahiri ka thënë se qasja e Qeverisë vetëm një verbëri politike, por e rrezikshme për ecjen tutje të forcimit të vendit tonë, raporton Arbresh.info.
“Sovraniteti i Kosovës dhe mbrojtja e tij nuk ka qenë ndonjëherë më në rrezik. Nuk duhet ta tejkalojmë me qetësi faktin që sovraniteti i Kosovës është reduktu në një oborr i zyres së kryetarit të cilën kryeministri e quan herë me k të madhe e herë me k të vogël. Edhe tash e ka mbështetjen kryeministri Kurti në mbrojtjen e sovranitetit dhe vendosjen e njësive speciale në vendet e veta, por nuk e ka nëse këtë pjesë të rëndësishme e ka bë një konflikt të hapur mes Kosovës dhe vendeve që kanë qenë krah tonin në shpalljen, njohjen, anëtarësimin dhe forcimin e secilës pjesë të Kosovës”, tha Tahiri.
Ai tha se kërkesën që e kanë bërë për mocion ende i qëndrojnë pas.
“Qasjen që ju e keni marrë është jo vetëm një verbëri politike, por e rrezikshme për ecjen tutje të forcimit tonë. Ne e kemi kërku mocionin dhe i qëndrojmë pas, sepse dalja nga eksperimenti i cili na ka fut në një rrugë qorre e ndihmon drejtimin shtetëror të Kosovës. Për ne legjitimiteti yt popullor ekzistoi më 14 shkurt e jo tash kur u rreziku çdo aspekt i shtetit”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Atentat në Dukagjin, vritet babai dhe plagoset i biri
Policia e Kosovës pranon donacion nga OSBE-ja poligonin e nj...
Gara për energjinë nga fuzioni bërthamor
Ramadani: Serbia ka shkelur brutalisht Marrëveshjen e Kumano...
Nedim Bajrami ia shkakton humbjen e parë Interit në Serie A
Zbardhen 6 ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, megaopera...