Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Kosovës.
Tahiri tha se shtyrja e seancës së Kuvendit ku do të vazhdojë raportimi i kryeministrit Kurti për dialog, është “hajgare”.
Ai tha se sot në orën 22:00 kur pritet të filloj seanca, askush nuk e shikon Kuvendin por të gjithë shikojnë “Big Brother”.
“Normal që edhe ne e mbështesim seancën për në orën 10, por kjo është një hajgare e madhe se cka është ka ndodhë me këtë debat, nuk e meritojnë qytetarët e Kosovë me u sill kështu, nuk meriton një km me na lanë edhe me ardhë në 10, se në ora 10 nuk e shikon askush, të gjithë e shikojnë Bigbrother. Kjo është hajgare”, ka thënë ai.
Kurse me ironi atij iu përgjigj kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke thënë “Humbje e madhe po thu?”.
Konjufca më tej tha se kryeministri Kurti ka qenë korrekt me deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak se në fillim ka paralajmëruar se mund të qëndroj në Kuvend vetëm 3 orë.
“Kryeminsitri ka qenë korrekt, ka tregu që 3 orë mundet me qëndru dhe ju premtoj se sonte prap kthehet”, ka thënë ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar seancën e Kuvendit në orën 16:00, ku ishte ftuar për të raportuar për dialogun me Serbinë.
Duke iu drejtuar deputetëve, Kurti ka thënë se i duhet të shkojë, por iu ka propozuar atyre që nëse e konsiderojnë shumë të rëndësishëm debatin mund të kthehet në orën 22:00 dhe të qëndrojë deri në mëngjes.
“Unë tani duhet të shkoj në orën 16:00, por e kam një propozim; nëse e konsideroni shumë të rëndësishme mund të vij kur të lirohem në orën 22:00 dhe të diskutojmë deri në orën 07:00 të mëngjesit të nesërmen kur e kam takimin e parë”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar para se të largohej nga seanca.
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh