Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar rritjen e tatimit në pronë nga Qeveria, duke e quajtur atë si “sulm ndaj qytetarëve”.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se kjo logjikë e rritjes së vlerës tatimore i rëndon qytetarët, per cjell arbresh.info.
“Rritja e tatimit për pronat është sulm ndaj qytetarëve!
Efektet zinxhir të krizës socio-ekonomike, nuk mund të shërbejnë si vlerësime reale të normës tatimore të pronave.
Logjika që kriza e shkaktuar nga inflacioni të kthehet barrë, jo vetëm e rritjes së çmimeve bazike, por edhe në vlerësimin e vlerës tatimore, është e pa bazuar, jo logjike dhe rënduese për qytetarët.”, ka shkruar Tahiri.
Ai theksoi se nxjerrja e parave nga xhepi i qytetarëve po konsiderohet si rritje ekonomike, dhe sipas tij, shteti po i varfëron ata.
Asnjë humbje jete dhe vetëm një rast i ri në 24 orët e fundi...
Presidenti i Napolit premton bonuse për skuadrën nëse fitojn...
Messi i dhuron fitoren PSG-së
OKB-ja: Mbi 18 milionë kalime kufitare jashtë Ukrainës që ng...
Atifete Jahjaga i gëzohet fitores së Distria Krasniqit në Pa...
Osmani i gëzohet fitores së Krasniqit në Paris: Distria kamp...