Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish nga krerët e shtetëror që të kthejën përgjigje për mostrat e rastit të Astrit Deharit që janë zhdukur.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk do të ndalet derisa të marrë përgjigje për çështjet në fjalë.
Postimi i plotë:
Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?
Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?
Nuk mund të fshiheni nga e vërteta! Ne nuk do të ndalemi deri të sqarohet gjithçka!/Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë