Tahiri në takim me Lajçak: Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim

13:02 | 16 Shtator 2021

Në mesin e shumë takimeve sot, Miroslav Lajçak u takua edhe Besnik Tahirin në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, shkruan arbresh.info.

Tahiri në facebook ka shkruar se në takim me Lajçak ka përmendur disa qëndrime si njohjen reciproke të Kosovës nga ana e Serbisë, po ashtu është përmendur edhe çështja e arkivave të UÇK-së.

Postimi i plotë i tij:

Në takim me Miroslav Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialogun, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, prezantova disa qëndrime. Fillimisht theksova se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian.

Dialogu nuk ka alternativë sikurse, që nuk ka kuptim stërzgjatja e procesit pa rezultate të qarta që çojnë drejt njohjes. Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara