Njohësi i rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se praktika tregon se në qoftë se deputetët tri herë radhazi nuk arrijnë ta zgjedhin kryeparlamentarin, Kuvendi vetëshpërndahet dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Tahiri ka treguar se të drejtën për postin e kryeparlamentarit PAN’it ia garanton Kushtetuta, dhe, sipas tij, nuk është e drejtë që në këtë çështje të përzihen subjektet e tjera politike.
“Nuk është e drejtë që LV’ja dhe LDK’ja t’ia caktojnë PAN’it kandidatin për kryeparlamentar”, ka thënë Tahiri për ‘Epoka e re’./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës