Në seancën e sotme plenare për rishikimin e buxhetit, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka thënë se për shkak të situatës emergjente, ky buxhet po vjen pa një procedurë.
Ai e ka pranuar se ky nuk është një buxhet ideal, por që i përgjigjet situatës emergjente.
Derisa ka bërë të ditur se asnjë këshilltarë politikë dhe asnjë i emëruar politikë nuk është rritur dhe nuk dallon nga rregullorja e punës së kryeministrit Kurti.
“Është shumë e vërtetë që ky nuk është një buxhet ideal, është buxhet emergjent, është buxhet i zorit, është buxhet i cili vjen pa një procedurë se si ndodh një rishikim i buxhetit dhe vjen për me iu përgjigj një situate të cilën e dini edhe ju edhe e din të gjithë qytetarët e Kosovës. Unë jam personi përgjegjës në qeveri që e kanë bërë rregulloren e punës së fushëveprimit të ministrive dhe ju siguroj që asnjë këshilltarë politik dhe asnjë i emëruar politik nuk është rritur dhe nuk dallon nga rregullorja e punës së kryeministrit Kurti, ju siguroj dhe po ashtu ligji për qeverinë është që 1 javë në platformë për konsultim publik, i cili i zvogëlon edhe në bazë të rregullores që ka qenë në qeverinë Kurti edhe të Hotit, të emëruarit politik”, ka thënë Tahiri.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...