Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegoj arsyen pse Serbia nuk është ndëshkuar pas sulmit në Banjskë.
Sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një shpjegim zyrtarë para popullit se pse Kosova ende gjendet nën sanksione.
“E para është që ne u sulmuam në Banjskë nga Serbia agresore, çfarë na ndodhi? Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua. I ka takuar Kurtit dhe qeverisë të dalë dhe ti shpjegoj popullit të Kosovës si u bë që edhe të sulmuar edhe të ndëshkuar pra, Serbia sulmues e pa ndëshkuar. Këtë shpjegim zyrtar i takon ta bëjë Kurti para popullit të Kosovës”, u shpreh Tahiri në një intervistë për EO.
Ndërkaq, Tahiri ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për prishjet e marrëdhënieve me Amerikën.
“Mua me vije mirë që amerikanët e bënë të qartë që nuk jemi të prishur me popullin e Kosovës, por jemi të prishur me qeverinë e Kosovë”, tha Tahiri.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...