Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur edhe njëherë çështjen e planit legjislativë të Qeverisë, duke thënë se ligjet përmbajtjesore i ka parkuar dhe s’po merret me to, shkruan arbresh.info.
“Temën që e ngrita sot ka të bëj me planin legjislativë të Qeverisë. Qëndrimi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, është shumë i thjeshtë, këtu janë tri drafte që janë paraqit që nga ardhja në pushtet e kësaj Qeverie shihet qartë përmbajtjesore dhe ligjet që kanë efekt në drejtësi, ekonomi, politikë të jashtme janë parku i kanë lënë diku në një skaj dhe nuk po i trajtojnë. Ligjet themelore si ai i pagave janë lënë një skaj dhe s’po merret askush për to dhe është një agjendë legjislative asgjë më shume e asgjë më pak veq se me i lënë diku po pa efekte”, tha Tahiri.
Tutje ai po ashtu tha se kjo shumicë Parlamentare është shumica më e dobët në histori ndonjëherë.
“Kërkesa ime s’ka qenë shumë e thjesht mos i parkoni ligjet përmbajtjesore, po punoni dhe sjellëni në Kuvend për shkak se do të dështojnë. Shumica më e madhe parlamentare që e ka pas ndonjë herë dikush është përformanca më e dobët parlamentare dhe Qeveritare që njihet ndonjëherë”, deklaroi Tahiri./arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...