Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedura të prokurorimit pa publikim të njoftimit për kontratë në ministritë dhe ndërmarrjet publike qendrore.
Tahiri në fjalën e tij të rastit ka thënë se edhe nëse angazhohen 11 prokuror për hetimin e kontratave do të jetë shumë sfiduese.
“Ka kontrata njëburimore që kanë arsyeshmëri siç është çështja e librave që është çështje e rregulluar me ligj. Në hulumtimin që e kemi bërë janë rreth 220 kontrata njëburimore në vlerë totale janë 153 milionë euro. Mirëpo nga partitë opozitare është bërë një hulumtim më i gjer dhe kjo vlerë shkon deri në 200 milionë euro”, ka deklaruar Tahiri.
“Është një sfidë jashtëzakonisht e madhe me qenë një task-forcë prej 11 prokurorëve edhe me staf mbështetës e kanë jashtëzakonisht sfidë të madhe i hetu 220 kontrata njëburimore. Ne si deputet duhet ta kanalizojmë këtë çështje drejtë prokurorisë të shohim sa janë të arsyeshme këto kontrata”, ka thënë ai./Arbresh.info
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania