Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për marrëveshjen për energjinë në veri dhe për pagesën e energjisë në atë pjesë të vendit nga 1 janari 2024.
Tahiri ka thënë se pritet të shihet se si do të shkojë një marrëveshje e tillë, megjithatë ka thënë se AAK-ja përkrah çdo vendim të Kurtit për shtrirje të sovranitetit në Veri të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe çështjen e energjisë elektrike.
“Tek energjia, është një marrëveshje të cilën e presim se si do të shkojë. Qëndrimi i AAK-së është i thjeshtë, ne mbështesim në cdo veprim që Albin Kurti e bon në shtrirjen e ligjshmërisë në Veri të Kosovës, përfshirë edhe këto. Dhe për këtë nuk e kam problem me i thanë aferim. Aferim absolut, për cdo veprim”, ka thënë Tahiri në frontal.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...